I dashur vizitor !

Pas specializimit 10 vjeçar në fushën e Neurokirurgjisë, në Gjermani, ku për 3 vjet isha dhe mjek kurator në Klinikën Neurokirurgjikale të një spitali, u ktheva në Greqi. Aty kam punuar 10 vjet në Klinikën Neurokirurgjikale, ne një nga spitalet me  te mëdha shtetërore ( Spitali Papanikolaou).

Sot, ushtroj profesionin e mjekut privatisht dhe bëj operacione në Qëndrën Mjekësore “Europian  Interbalkan Medical Center“, që është klinika më e madhe në Selanik (Thessaloniki). Operacionet i kryej në këtë Qëndër Mjekësore, mbasi ajo disponon pajisje bashkëkohore kirurgjikale dhe të çertifikuara me ISO, si dhe Pavion Reaminacioni për kurimin e personave të rritur.

Kam marre pjesë në më shumë se 120 konferenca dhe në rreth 100 prezantime, në konferenca, në  revista greke dhe të huaja, sepse besoj se informimi dhe specializimi i vazhdueshëm janë të  domosdoshme. Dega e Neurokirurgjisë zhvillohet me hapa vigane dhe ka realizuar arritje mjekësore të mëdha gjatë 15 viteve të fundit, ku edhe mjeku me përvojën më të madhe, duhet të integrohet në praktikat e reja mjekesore.

Kam përvojën e rreth 7.000 operacioneve neurokirurgjikale, të kryera në Greqi dhe në Gjermani. Jam i specializuar në degën e Mikrokirurgjisë dhe në teknikat minimale invazive të reja (MIS).

Trajtoj sëmundjet e pacienteve të rritur dhe të fëmijëve mbi 12 vjeç. Veçanërisht:

  • Sëmundjet e trurit si: Tumore beninje (miningioma, neurinoma, adenomë e hipofizës), tumore malinje (glioma, tumore metastatike), sëmundje të venave – auneurizma, hidrocefalia, nevralgji trigjeminal, epilepsi, sëmundje të bazës kraniale.
  • Sëmundje të Shtyllës Kurrizore, si: Hernie diskale cervicale, hernie të diskut lumbar, hernie të diskut torakal, tumoret primare dhe metastatike të Shtyllës Kurrizore dhe të Palcës së Kurrizit, thyerje, hematoma, dhimbje kronike me prejardhje neurogjenike, spasticitet.
  • Sëmundje të nevrave periferike, si: shtypje të nervit ulnar, sindrome të tunelit të kyçit të dorës (karpal).

Kur është e nevojshme, bashkëpunoj edhe me mjekë të shquar të specialiteteve të tjera, për të arritur rezultatin më të mirë. Kryej operacione vetëm kur kanë shteruar limitet e terapive konservatore, të cilave u kushtoj një rëndësi të veçantë.

Mund të diskutoj me ju, mbasi të keni rezervuar një takim (në gjuhën greke ose gjermane) dhe t’ju propozoj zgjedhjen terapeutike (mënyrën e mjekimit) më të mirë për problemin tuaj shëndetësor.

 

Nikolaos Baskinis

Neurokirurg

Telefon për rezervim takimi: 0030 6944 367971

e-mail: nbaskini@yahoo.com

 

Klinika private:

Tsimiski 126, K.P. 54621, kati i 5-të, Thessaloniki, tel. 0030 2310 242 658

 

Qëndra Mjeksore Intebalcan:

Paradite, me rezervim takimi, tel. 0030 2310 400 000

 

Nikolaos  Ath. Baskinis